8-vjeçarja shpëtohet e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Itali

Një vogëlushe 8-vjeçare është shpëtuar e gjallë pas 17 orësh nga ekipet e kërkim-shpëtimit të mbrojtjes civile nën rrënojat që shkaktoi tërmeti 6,2 ballë sipas shkallës Richter, i cili goditi Italinë qendrore duke shkaktuar 257 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.