Zhvendoset tyrbja e Zejnel Beut

Tyrbja historike 550-vjeçare e Zejnel Beut (Zeynel Bey Türbesi) në Batman të Turqisë është vendosur në platformën “SPMT” për t’u transferuar në Parkun e Ri Kulturor në Hasankeyf. Vazhdojnë punimet për vendosjen e tyrbes në vendin e ri. Zhvendosja e tyrbes historike është kryer për shkak digës që ndërtohet dhe rrezikut të përmbytjes nga ujërat e liqenit artificial.