Zgjedhjet vendore në Turqi

Zgjedhësit sot votuan për drejtuesit vendorë për 5 vitet e ardhshme në Turqi. Në këto zgjedhje garuan 12 parti politike sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK), por beteja kryesore zgjedhore u zhvillua mes këtyre forcave politike: Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP). Në zgjedhjet e të dielës rreth 57 milionë votues kishin të drejtën e votës së tyre në 194.390 vendvotime. Zgjedhjet e 31 marsit janë të 19-at në historinë moderne të Turqisë, dhe të parat që realizohen në sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-at parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.