VIDEO - Xhamia Yildiz (Stamboll)

Në shoqërimin e ajeteve 12,13,14,15 të suresë Lukman nga Kur’ani i Madhërishëm, të kënduara nga hafiz Mustafa Kavurmacı, ju ftojmë të bëni një shëtitje virtuale në Xhaminë Yildiz, që ndodhet në lagjen Beshiktash të Stambollit. Në të vërtetë xhamia emrin e ka “Hamidiye”, por më shumë ajo njihet nga populli si Xhamia Yildiz. Xhamia është ndërtuar në vitet 1885-1886 me urdhër të Sulltan Abdylhamitit II, pas vendosjes së padishahut në Sarajet Yildiz. Ajo paraqet një nga shembujt më të bukur të arkitekturës osmane të periudhës së fundit të saj.