VIDEO-Xhamia e Yildirim Beyazitit në Stamboll

Xhamia Bejazit (Beyazit Camii) ndodhet në lagjen me emër të njëjtë të Stambollit dhe është ndërtuar nga Sulltan Bejaziti i 2-të.

Është një vepër nga periudha klasike e osmanlinjve dhe është pjesë e kompleksit të shpërndarë në lagje. Nuk dihet saktësisht arkitekti i saj por ka mendime se mund të jetë ndërtuar nga arkitekti Hajretini, Kemaleddini ose Jakupbash bin Sulltanshahu. Varri i Sulltan Bejazitit ndodhet në oborrin e xhamisë.

Xhamia ka qenë xhamia e dytë më e madhe e ndërtuar pas ngadhënjimit të Stambollit. Ajo pranohet si xhamia më e vjetër që ruajti cilësinë e saj origjinale. Sipas mbishkrimit të vendosur mbi portën e xhamisë nga ana e Sheik Hamdullahut xhamia është ndërtuar mes viteve 1501-1506. Ndërkaq sipas udhëpërshkrimeve të Evlija Çelebiut namazi i parë në ditën e përurimit u falë nga ana e vetë sulltanit.