VIDEO – Xhamia e Shën-Sofisë së Vogël (Küçük Ayasofya Camii)

Xhamia e Shën-Sofisë së Vogël (Küçük Ayasofya Camii) ndodhet në lagjen që mban emrin e njëjtë në Stamboll. Ky objekt, i cili është ndërtuar si kishë, u quajt si Kisha e Shën-Sergjit dhe Bakut. Objekti është ndërtuar nga ana e Perandorit Bizantin, Justiniani dhe bashkëshortja e tij, Theodora, mes viteve 527-536. Ndërkaq, rreth gjysmë shekulli pas ngadhënjimit të Stambollit nga Sulltan Mehmeti II më 1453-shin, objekti kthehet në xhami mne urdhër të Sulltan Beyazitit II, më 1497-n. Në themelet e ndërtimit të kësaj xhamie me kuben kryesore 8-këndeshe, janë përdorur blloqe guri me dimensione 1,8 m x 3 m. Ky objekt njihet si godina më e vjetër e periudhës bizantine në Stamboll. Në pjesën jugore të oborrit të madh ndodhet medreseja e Hysein Agait, që ka 24 dhoma me një shatërvan në mes të oborrit. Në afërsi ndodhet edhe tyrbja e Kesikbash Hysein Agait.