VIDEO-Xhamia e Pijale Pashait në Stamboll

Nën shoqërinë e ajeteve 168-172 të suresë Bekare nga Kurani Fisnik, të kënduara nga hafizi turk, Ismail Biçer, ju ftojmë të bëni një shëtitje virtuale në Xhaminë e Pijale Pashës, e cila ndodhet në Lagjen “Kasımpaşa” të Stambollit.

Ky monument i rrallë dhe me shumë kolona i kultit islam, që është ndërtuar nga i famshmi arkitekt Sinani me urdhër të Pijale Pashës, admiral i flotës osmane për 14 vjet me radhë në periudhën e Sulltan Sylejmanit të Madhërishëm, ka një plan drejtkëndor, 6 kupola dhe një minare.