VIDEO - Xhamia e Kiliç Ali Pashait (Stamboll)

Në shoqërimin e ajeteve 18,19 dhe 20 të suresë Ali Imran nga Kur’ani i Madhërishëm, të kënduara nga hafiz Bilal Demir Yürek, ju ftojmë të bëni një shëtitje virtuale në Xhaminë e Kiliç Ali Pashait, që ndodhet në lagjen Tophane të Stambollit. Xhamia është ndërtuar në vitin 1580 nga Arkitekt Sinani me urdhër të Komandantit të Flotës Osmane, Kiliç Ali. Xhami ka edhe një kompleks të sajin, ku bëjnë pjesë tyrbja, medreseja dhe hamami.