Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

VIDEO – Rektori Ozen: Studentët e huaj janë ambasadorët e ardhshëm të Turqisë

Rektori i Universitetit shtetëror Hacettepe në Ankara, Prof. Dr.Haluk OZEN në një reportazh për Zërin e Turqisë thotë se studentët e huaj që ndjekin studimet e larta sot në këtë universitet, nesër do të jenë ambasadorët e Turqisë në botë.

Ne jemi një universitet shtetëror që për 50 vite punojmë për të kontribuar në arsimin e këtij vendi. Kam besim të plotë që kësaj ia kemi arritur me punën që kemi bërë deri me sot, por me kusht që mund ta bëjmë edhe më mirë. Rrugën e nisëm nga një kompleks shëndetësor dhe me kalimin e viteve sot kemi një universitet të kompletuar me 14 fakultete, 14 institute, 4 shkolla të larta duke u shtuar këtyre edhe një konservator. Pra jemi një universitet, ku studentët përveç formimit të tyre në fushën e shkencave mjekësore, sociale, natyrore dhe inxhinierisë, mund të ndjekin edhe programet e studimit në Fakultetin e Shkencave të Bukura dhe Konservatorit, të cilat janë dy degë më se të domosdoshme në shekullin e 21-të dhe kështu ata krahas pajisjes me dije shkencore marrin edhe artin dhe kulturën. Pranimi i studentëve të huaj është një prej prioriteteve të vendit tonë. Po të shikojmë këto 10 vitet e fundit, vëmë re se ka një rritje serioze. Edhe universiteti “Hacettepe” është një shkollë e preferuar nga studentët e huaj. Për momentin në programin e parë (Bachelor) kemi rreth 35 mijë studentë, nga të cilët 1 200 janë të huaj. Është e natyrshme që këta të rinj të jenë përballur me disa vështirësi kur janë larguar nga shtëpitë, vendet e tyre. Kemi një qendër të gjuhëve të huaja, TÖMER, ku ata mund të mësojnë turqishten. Gjatë një viti përgatitor (kurs gjuhe) ata e mësojnë shumë mirë turqishten dhe janë në gjendje të komunikojnë lirshëm. Unë dua që të vëzhgoni dhe të shikoni se çfarë kanë arritur të bëjnë ata brenda një viti. Përveç kësaj kemi edhe një qendër për studentët e huaj, ku stafi ynë i administratës nën koordinimin e një pedagogu punon për të zgjidhur problemet e mundshme që mund të kenë këta studentë të huaj, të cilët nesër do të jenë ambasadorët tanë. Përpiqemi që mikpritjen turke t’ua tregojmë edhe këtyre të rinjve të dashur”, shprehet rektori Ozen.