Ushtria turke në operacionin “Mburoja e Eufratit”

Tanket e ushtrisë turke hynë të mërkurën (24 gusht 2016) në veri të Sirisë për detyruar organizatën terroriste DAESH që të tërhiqet jashtë qytezës Jarabulus. Një korrespondent i agjencisë së lajmeve “Reuters” bën të ditur se shtëllunga të zeza tymi po ngrihen nga kjo qytezë nën bombardimin intensiv të artilerisë turke. Presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi se objektivat e operacionit ushtarak janë DAESH-i dhe PYD-ja, dy organizata terroriste që kanë alarmuar Turqinë dhe kanë interesa në veri të Sirisë.