Ushtria e Lirë Siriane merr Dabikun

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se qyteza Dabik e Sirisë është çliruar nga DAESH-i dhe ndodhet në kontrollin e forcave siriane, që mbështeten plotësisht nga ushtria turke. Në konferencën e përbashkët të shtypit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe u ndal edhe në atë që një operacion i planifikuar për çlirimin e Mosulit duhet të bëhet me ushtrinë e Irakut dhe forcat e armatosura lokale dhe jo me një forcat e armatosura shiite. Turqia rezervon të drejtën e vetëmbrojtjes përballë një kërcënimi të mundshëm sigurie si pasojë e operacionit në fjalë, nënvizoi Mevlut Çavushollu.