Turqia shpall Navtex tjetër, “Oruç Reis” vazhdon kërkimet sizmike në Mesdhe

Turqia ka shpallur një Navtex të ri i vlefshëm deri në datën 23 gusht për zonën në Mesdheun Lindor, ku do të bëjë kërkime sizmike anija “Oruç Reis”.

Sipas NAVTEX-it të ri anija “Oruç Reis” bashkë me anijet e tjera turke me emrat “Ataman” dhe “Cengiz Han” do të kryejë punime sizmike në zonën e shpallur më parë afër brigjeve të Qipros në Mesdheun Lindor.