Turqia e 4-ta në botë në eksportin e helikopterëve sulmues

Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM) në periudhën janar-tetor 2018 Turqia ka eksportuar pjesë këmbimi për avionë dhe helikopterë që kapin vlerën e 531 milionë e 800 mijë dollarë. Industria Turke e Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAS/TAI) këtë vit firmosi një kontratë për të eksportuar në Pakistan 30 helikopterë “ATAK”. Kompania synon që një kontratë të re ta nënshkruajë së shpejti edhe me Filipinet.