Turqia dërgoi një avion me ndihma në Spanjë dhe Itali

Një avion ushtarak turk me ndihma u nis të mërkurën nga Ankaraja për në Itali dhe Spanjë, vendet më të goditura nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Evropë. Ndihmat përbëhen nga mijëra materiale shëndetësore si: maska dhe veshje për mbrojtje personale, lëngje antibakteriale, të prodhuara të gjitha në Turqi. Sipër kutive me materialet e dërguara është shkruar në italisht dhe spanjisht një thënie e mendimtarit dhe poetit të njohur mistik, Mevlana Xhelaledin Rumi: “Pas momenteve dëshpëruese ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”, si dhe shënimi: “Me dashuri nga Turqia për popullin spanjoll”.