Turqi – Kthehet në Jarabulus grupi i parë i refugjatëve sirianë

Banorët e vjetër të zonës së Jarabulusit, në veri të Sirisë, çliruar nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH falë operacionit “Mburoja e Eufratit”, filluar nga ushtria turke më 24 gusht, po kthehen në atdheun që u mungonte prej vitesh. Grupi parë prej 292 sirianësh, të cilët ishin arratisur nga lufta civile në Siri dhe strehuar vitin e kaluar në Turqi, kaluan nga pika kufitare “Karkamis”, që u hap të mërkurën pasi ishte mbyllur më 17 janar 2014. Nëse marrim parasysh luftën e përjetuar në Jarabulus, situatë aktuale është e mirë. Megjithatë mungojnë ende uji, elektriciteti dhe buka, probleme që Turqia synon t'i zgjidhë deri në Kurban Bajram.