Tituj kryesorë të rendit të ditës 24.01.2019 (me titra)

Më poshtë vijon një përmbledhje e ngjarjeve kryesore që shënuan ditën e sotme

  • Erdogan-Putin u takuan në Moskë. Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit në Siri.
  • Ndihmëspresidenti Fuat Oktay në fjalën drejtuar Këshillit të Biznesit Turqi-Maltë, organizuar të mërkurën në Stamboll tha se Turqia është një bazë prodhimi dhe tregtie.
  • Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak ndodhet në Davos për Forumin Ekonomik Botëror. Ministri Albayrak tha se Turqia është vendi i vetëm i qëndrueshëm në rajon dhe shtoi se të gjithë ata që kanë investuar në Turqi kanë dalë të fituar.
  • Turqia i ka dalë në mbështetje Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili përballet me një grushtshteti të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). “Vëllai im Maduro! Mbaje kokën lartë, jemi me ju”,- i tha Erdogani Maduros në një telefonatë që patën të mërkurën.