Studentët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut të diplomuar në Turqi kontribuojnë në vendin e tyre

Të mërkurën (03.07.2019) u mbajt në Ankara Edicioni i 8-të i Ceremonisë së Diplomimit të Studentëve Ndërkombëtarë që organizohet në mënyrë tradicionale nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB). Në këtë ceremoni ne realizuam një reportazh me studentët shqiptarë ngaMaqedonia e Veriut, Bujamin BELA (Shkup) dhe Galip BAKIU (Gostivar), të cilët i kanë kryer studimet e larta në Turqi dhe sot janë kthyer dhe kontribuojnë për vendin e tyre.