Sprapset tentativa për grusht shteti në Turqi

Më datë 15 korrik 2016, një grup ushtarakësh të lidhur me organizatën terroriste guleniste (FETO) armën e popullit ia drejtoi edhe një herë popullit. Disa pika të rëndësishme u bombarduan, tanket u drejtuan drejt masave të popullit, u hap zjarr ndaj civilëve dhe u martirizuan të paktën 208 vetë. Puçistët janë sprapsur nga të gjithë qytetarët turq anembanë vendit, të cilët i janë përgjigjur menjëherë thirrjes së Presidentit Recep Tayyip Erdogan natën e ngjarjes dhe kanë mbushur sheshet për të mbështetur demokracinë.