Siri – Vijon operacioni i ushtrisë turke në Jarabulus

Avionët luftarakë dhe artileria e rëndë e Forcave të Armatosura të Turqisë bombarduan sot pozicionet e grupeve terroriste DAESH dhe YPG në veri të Sirisë. Sakaq, ushtria turke është duke punuar në mënyrë intensive për eliminimin e fushave të minuara dhe kurtheve me bomba, që organizatat terroriste kanë vendosur në vijën kufitare turko-siriane.