Shijet e Pallatit Osman - 27 / Pilaf me firik (grurë i kaurdisur)

Në episodin e sotëm të programit ku ne ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga kuzhina e Pallatit Osman do t’ju çojmë në Gaziantep. Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë pilaf me firik (grurë të kaurdisur).

 

Harxhet që nevojiten për këtë gatim janë:

1 qepë të madhe

2 speca të gjelbër

2 speca të kuq

1 gotë uji bollgur

1 gotë uji qiqra të ziera

1 gotë uji grurë të kaurdisur

1 lugë gjelle salcë specash

3 lugë gjelle gjalpë

1 gotë çaji vaj ulliri

Kripë

Piper të zi

Ujë të mjaftueshëm për të mbuluar harxhin