Shën-Sofia e Iznikut

03_AYASOFYA_IZNIK_VOT_LOGOLUShën-Sofia, e njohur edhe si Hagia Sophia (greqisht: Ἁγία Σοφία, "Urtësia e Shenjtë"), është një ndërtesë-kishë e periudhës bizantine në Iznik të Turqisë (dikur Nikea). Kisha e Shën-Sofisë është ndërtuar në zemër të qytetit nga Justiniani I, në shekullin VI. Ajo është projektuar sipas modelit më të madh të Shën-Sofisë në Stamboll (dikur Konstandinopojë). 

Shën-Sofia është shndërruar në xhami menjëherë pasi Perandoria Osmane mori kontrollin e qytetit në 1337-n dhe ka funksionuar si e tillë derisa u kthye në muze në vitin 1935.

Që nga nëntori i vitit 2011 ajo funksionon përsëri si xhami.