Raketa turke ajër-ajër «Bozdogan» godet në shenjë

Raketa «Bozdogan», e cila është zhvilluar e prodhuar me mundësi kombëtare dhe është një nga raketat e para kombëtare të Turqisë të kategorisë ajër-ajër i ka kaluar me sukses testet e para të qitjes. Raketa do të integrohet në avionët luftarakë që disponon ushtria turke. Turqia është renditur në mesin e 9 vendeve që janë në gjendje të prodhojnë raketa të tilla ajër-ajër.