Prototipi i automobilit të parë vendor i Turqisë

Prototipi i parë prodhim vendor i Turqisë u prezantua të premten me një ceremoni organizuar në Gebze/Kocaeli me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). 

“Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, realizimin e ëndrrës 60-vjeçare. Mbi 100 inxhinierë turq punuan ditë e natë për realizimin e prototipit të automobilit të Turqisë”, tha Erdoan në fjalën e rastit në ceremoni.

Prototipi është projektuar dhe zhvilluar nga Grupi i Iniciativës Automobilistike (TOGG) dhe prodhimi në seri i makinës elektrike do të fillojë në vitin 2022.