Pamjet pas operacionit për vrasjen e liderit të DAESH-it

Në një postim në «Twitter» Presidenti Erdoan për vrasjen e liderit të DAESH-it, al-Bagdadi kishte shkruar: “Vrasja e kreut të DAESH-it përbën një pikëkthesë në përpjekjen tonë të përbashkët kundër terrorizmit. Si një vend që ka paguar koston më të rëndë në luftën kundër DAESH-it, PKK/YPG-së dhe organizatave të tjera terroriste, Turqia e mirëpret me kënaqësi këtë zhvillim”.

“Lideri i organizatës terroriste DAESH, Ebubekir Al-Bagdadi është një nga armiqtë më të mëdhenj të njerëzimit, Islamit dhe Turqisë”,- ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në përgjigjen me shkrim që i ka dhënë një pyetjeje në lidhje me vrasjen e Bagdadit. 

 

Pamjet janë regjistruar nga ajri nga agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA)