Një udhëtim i shkurtër në Stambollin magjepsës

Themeluar në shekullin VII p.e.s., Stambolli ka qenë gjithnjë pika e konvergjencës së kulturave, feve dhe qytetërimeve, por edhe kryeqytet i tri perandorive të mëdha: Romake, Bizantine dhe Osmane. Stambolli është një qytet që lidh dy kontinente, Evropën dhe Azinë. Vendndodhja e tij gjeografike e ka bërë atë historikisht një qendër banimi të rëndësishme.