“Në Turqi kam kaluar një jetë të shkëlqyer studentore”

Të mërkurën (03.07.2019) u mbajt në Ankara Edicioni i 8-të i Ceremonisë së Diplomimit të Studentëve Ndërkombëtarë, një aktivitet që organizohet në mënyrë tradicionale nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB). Në këtë ceremoni ne realizuam një reportazh me studenten kosovare, Sibel KURSHUMLIU, e cila ka kryer studimet “Bachelor” në Departamentin e Turkologjisë, Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës ka ardhur në Turqi për studimet e nivelit të dytë, ‘master’ për “Mësues Turqishteje” në Universitetin “Uludağ” në qytetin Bursa me shumë qytetarë me origjinë nga vendet e Ballkanit.