Në Izmir zbulohen rrënoja të reja antike

Një shesh i qytetit antik (agora) që është gjetur rishtas në Izmir të Turqisë, hedh dritë mbi jetën urbane 2000 vite më parë. Çdo ditë zbulohen objekte të reja arkeologjike, sipas të cilave qyteti antik ka pasur një ndërtesë komunale (bashki), një gjykatë, një treg dhe një sistem kanalizimesh.