Muzeu i Mozaikëve të Zeugmas në Gaziantep

Muzeu i Mozaikëve të Zeugmas, në provincën juglindore Gaziantep të Turqisë, ka pritur 141 mijë e 594 vizitorë gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2017. Në këtë muze ekspozohen dhjetëra mozaikë të jashtëzakonshëm me sipërfaqe të përgjithshme rreth 3.000 m2. Kurse mozaiku më interesant për vizitorët dhe njëherësh më tërheqësi është ai i quajtur “Vajza Cigane”, i cili është zbuluar pikërisht në qytetin antik të Zeugmas.