MPT-76, arma kombëtare e këmbësorisë hyn në inventarin e ushtrisë turke

MPT-76, e para dhe e vetmja armë këmbësorie në botë që kalon me sukses 42 teste, është prodhuar me mundësi tërësisht kombëtare nga fabrika e armëve në Kirikale të Turqisë. Ajo është tashmë pjesë e inventarit të Forcave të Armatosura të Turqisë. Falë veçorive teknike dhe preciozionit të lartë në të gjitha kushtet atmosferike, MPT-76 tërheq vëmendjen e sektorit botëror të armëve.