Mbi 1 milion turistë në Pamukala gjatë periudhës qershor-gusht 2019

Pamukalaja, një prej qendrave turistike më të rëndësishme të Turqisë, është vizituar nga rreth 1 milion e 100 mijë turistë vendas dhe të huaj në periudhën qershor-gusht 2019. Nën mbrojtjen e UNESCO-s që prej vitit 1988 si trashëgimi kulturore dhe natyre botërore, Pamukalaja e famshme për travertinat madhështore të bardha, ujërat termale me veti kuruese dhe qytetin antik të Hierapolisit, është një qendër graviteti për turistët në çdo stinë të vitit.