Fragmenti i filmit “Reis” mbi jetën e Erdoganit

Shoqëria prodhuese e filmit “Reis” (Prijësi), që trajton jetën e Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka transmetuar fragmentin e parë. Filmi nis me një ngjarje të vërtetë në vitin 1993 dhe sjell në ekran jetën e Erdoganit nga fëmijëria e tij deri në periudhën, që ai drejtonte Bashkinë Metropolitane të Stambollit. I pritur me padurim nga masa të gjera, premiera e këtij filmi në kinematë turke do të bëhet më 14 tetor 2016.