Festivali i Biçikletës Malore në Manavgat

Edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar të Biçikletës Malore u zhvillua në Manavgat të Antalias (në jug të Turqisë). Në aktivitet morën pjesë 130 çiklistë, nga të cilët 14 ishin nga Gjermania, Rusia, Belgjika dhe Norvegjia. Gara u zhvillua në një zonë me sipërfaqe 86 km2, që përfshinte Urën Naras, Liqenin Oymapinar dhe qytetin antik Seleukeia. 3 të parët u vlerësuan me çmime të ndryshme.