Bashkohet linja Azez-Jarabulus, eliminohet kontakti fizik i DAESH-it me Turqinë

Organizata terroriste DAESH nuk ka më kontakt fizik me kufirin e Turqisë. Ushtria e Lirë Siriane, mbështetur nga ushtria turke (TSK) në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", vazhdon të përparojë në dëm të DAESH-it duke bashkuar linjën ndërmjet qyteteve siriane Azez-Jarabulus. Në kufirin turko-sirian është formuar kështu një brez pa prani të elementëve terroristë. Vetëm në 12 ditë, operacioni ushtarak “Mburoja e Eufratit” arriti të çlirojë nga organizata terroriste DAESH një sipërfaqe rreth 600 km2.