Autokolona turke me ndihma humanitare hyri në Siri

Një autokolonë turke me ndihma me 16 mauna ka hyrë në Siri nga pika e kalimit kufitar Cilvegözü në kufirin e Turqisë dhe do të vazhdojë rrugëtimin menjëherë sapo të marrë lejen e nevojshme nga shteti i Sirisë, njoftojnë autoritetet e Kombeve të Bashkuara. Autokolona e fundit me ndihma humanitare u përgatit menjëherë pas shpalljes së armëpushimit jetëshkurtër në Siri. Por siç thuhet ndihmat vështirë se do të mbërrijnë në Halep pas prishjes së armëpushimit.