Antalia – Arti i dekorimit të gurit

Në Demre të Antalias, Turqi, gurët kthehen në art. Pjesëmarrësit në kursin artistik për dekorimin dhe ngjyrosjen e gurëve, hapur nga Bashkia Antalia, transformojnë gurët dhe zajet në vepra arti. Pasi mblidhen nga plazhet dhe bregu i detit, gurët dhe zajet fillimisht klasifikohen sipas përmasave të tyre, mandej ngjiten dhe në fund vishen me deltinë të mbrujtur (qeramikë) për t’u dhënë formë. Në fund të procesit të tharjes, i cili zgjat 10-15 ditë, skupturëzat ngjyrosen dhe llakohen për të marrë kështu trajtën përfundimtare.