Turqia po ju pret

Në bashkëpunim me Grupin e Punës së Turizmit në Këshillin e Qytetit të Antalies, Dhoma e Ciceronëve të Antalies (ARO) realizoi në teatrin antik 2.000-vjeçar “Aspendos” një film promovues me titull “Po ju presim”(We are waiting for you) për të tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Përveç 250 ciceronëve turistikë, në aktivitet mori pjesë edhe tenori i famshëm turk, Hakan Aysev.
Nga shkallët e amfiteatrit me kapacitet 12.000 vetë dhe i njohur për akustikën e mrekullueshme, tenori Aysev interpretoi këngën “Caruso” të kantautorit italian Lucio Dalla, i shoqëruar nga ciceronët që mbanin në duar flamujt e 90 shteteve, të cilën thoshin njëzëri: "Ne po ju presim".
Djep i civilizimeve të ndryshme, Turqia e bukur është frymëzim i shumë legjendave, natyrës madhështore me të gjitha ngjyrat e saj, i mirëpritjes që mbizotëron në të katër qoshet e vendit.