Skuadra e hokejit në akull Zeytinburnu kampione e grupit

Skuadra e hokejit në akull Zeytinburnu fitoi titullin e kampionit evropian të grupit.

Skuadra e hokejit në akull e bashkisë Zeytinburnu të Stambollit, në kupën evropiane të klubeve të hokejit në akull që organizohet në Sofje të Bullgarisë, u bë kampione evropiane e grupit me 9 pikë. Kjo skuadër, e cila hodhi firmën në një risi për herë të parë në historinë e hokejit në akull të Turqisë, është skuadra e parë turke që arriti këtë titull.

Në ndeshjen e parë Zeytinburnu mundi skuadrën Sofya Irbis Skate me rezultat 5-1, në ndeshjen e dytë mundi skuadrën e Partizanti nga Beogradi me rezultat 8-3 dhe në ndeshjen e fundit u përball me skuadrën izraelite HC Bat Yam të cilën e mundi me rezultat 19-2. Kështu skuadra Zeytiburnu u bë kampione e grupit A dhe mori 9 pikë.