Përmbledhja e ndeshjes Barcelona - PSG (6-1)

Barcelona është kualifikuar për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve pas një ndeshjeje dramatike me Paris Saint Germain, ku fitoi thellë me rezultatin 6-1. Me këtë rezultat ekipi katalanas arriti të përmbysë rezultatin e tri javëve më parë ndaj ekipit parisien, i cili kishte fituar 4-0, duke i dhënë Barcelonës kualifikimin historik.