Notarja Sarah Sjörström shënon rekord në 50 metra stil i lirë

Sarah Sjörström nga Suedia ka thyer rekord në not 50 metra stil i lirë për femra në ditën e hapjes së garave për Kupën Botërore në Not, që zhvillohen në Moskë të Rusisë. Garën e mëparshme në Budapest Sjörström e kishte përfunduar me 23,69 sekonda, kurse në Moskë e përmirësoi rezultatin në 23,10 sekonda.