Brazil – Stadiumi bëhet liqen gjatë ndeshjes së futbollit

Stadiumi u kthye në liqen, spektatorët u larguan në panik. Vërshimi i ujërave në një stadium të Brazilit, ku ishte duke u luajtur një ndeshje futbolli, shkaktoi çaste të vështira për spektatorët. Vërshimi që erdhi si pasojë e shiut të vrullshëm, e shndërroi fushën e gjelbër në një pellg të madh brenda pak minutash. Tribunat iu dorëzuan tonelatave uji të rrëmbyer. Disa spektatorë, të cilët i zuri paniku, e gjetën zgjidhjen duke hipur mbi ulëse. Ndërsa të tjerët tentuan të dalin nga stadiumi me shpejtësi. Spektatorët u evakuuan me ndihmën e zjarrfikësve.