Turqia ofron bursë të plotë dhe kushte shumë të mira për studentët shqiptarë

Të mërkurën (03.07.2019) u mbajt në Ankara Edicioni i 8-të i Ceremonisë së Diplomimit të Studentëve Ndërkombëtarë, një aktivitet që organizohet në mënyrë tradicionale nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB). Në këtë ceremoni ne realizuam një reportazh me studenten nga Tirana, Jasmina HOXHA, e cila ka përfunduar kursin e Gjuhës Turke vazhdon studimet e nivelit të dytë, ‘master’ për Infermieri në Universitetin “Uludağ” në qytetin Bursa të Turqisë perëndimore.