Pamje nga panairi Rodeo Drive Concours DElegance

Në rrugët e Beverly Hills-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u mbajt Panairi i 23-të Rodeo Drive Concours D'Elegance. Të interesuarit patën rastin të shikojnë prodhimet më luksoze dhe më të zgjedhura të prodhuesve kryesorë botërorë të automobilave. Panairi mbahet çdo vit tradicionalisht në Ditën e Baballarëve. Në qendër të vëmendjes ishin modelet e brendeve Bugatti, Ferrari, Lamborghini, Maserati, McLaren dhe Porsche.