Koreja e Jugut teston një raketë shumë të avancuar

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut ka publikuar një video me pamje nga stërvitja e forcave ajrore të vendit me raketën e parë me rreze të gjatë veprimi ajër-tokë të tipit kruz të avancuar. Ushtrimi në fjalë synon të fuqizojë aftësinë operacionale parandaluese të Koresë së Jugut në raste krize përballë Koresë së Veriut. Koreja e Jugut aftësitë e saj ushtarake i rrit për shkak të intensitetit të madh të testeve me armë që bën Koreja e Veriut.