Kore e Jugut – Përurohet zyrtarisht ndërtesa më e lartë e vendit

Kulla 123-katëshe “Lotte World”, më e larta në Korenë e Jugut, u përurua me ceremoni zyrtare në Seul. Pjesë e ceremonisë madhështore ishte gjithashtu një shfaqje e jashtëzakonshme me fishekzjarrë. Ajo përmban në vetvete edhe parkun tematik të mbyllur më të madh në glob, një rekord botëror i regjistruar në “Guinness”.