Hapet panairi automobilistik i Los Anxhelosit

Panairi Automobilistik i Los Anxhelosit, një nga aktivitetet më prestigjioze në botë për sektorin e automobilistikës hapi dyert për vizitorët në LA Convention Center. Markat më të njohura marrin pjesë në panair me modelet që kanë dizenjuar me teknologjinë e më të fundit. Një vend të veçantë zënë makinat ambientaliste që punojnë me bateri. Në panair prezantohen për herë të parë më shumë se 50 modele të reja si: Porsche Panamera dhe Mercedes-Maybach S650 Cabriolet.