Droni turk «Aksungur» qëndron më shumë se 24 orë në ajër me municion të plotë

Në gjendje të mbajë deri në 750 kg ngarkesë, droni i armatosur «Aksungur», i projektuar dhe prodhuar nga kompania turke TUSAŞ, mund të kryejë misione inteligjence, vëzhgimi, zbulimi dhe sulmi në të gjitha kushtet e motit ditën dhe natën. Gjatë këtij fluturimi provë, droni turk fluturoi për 28 orë me 12 municione tip «MAM-L» të prodhuara nga kompania turke «Roketsan».