Astronautët kinezë mbërritën në Stacionin Hapësinor

Pas një ankorimi të suksesshëm dy astronautët kinezë dolën nga anija kozmike “Shenzhou-11” dhe hyrën në stacionin hapësinor “Tiangong-2”. 49-vjeçari Jing Haipeng dhe 37-vjeçari Chen Dong për një muaj do të bëjnë eksperimente të ndryshme në këtë stacion.