Aparati i shpikur nga dy inxhinierët turq do të përdoret nga ushtria amerikane dhe NASA

Dy inxhinierë turq të shtyrë nga dëshira për të fotografuar vetëtimat, prodhuan pajisjen e quajtur MIOPS SMART që mund të montohet në aparatet fotografike. Në fillim ata e prodhuan këtë aparat në mënyrë tërësisht artizanale. Pastaj duke marrë mbështetje në platformën e fondeve ndërkombëtare ata kaluan në prodhim seri. Dy inxhinierët turq arritën që ti shesin shpikjen e tyre ushtrisë amerikane dhe Agjencisë amerikane të hapësirës, NASA.