Ankorimi i Soyuz në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Anija kozmike Soyuz është ankoruar me sukses në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Ekuipazhi i misionit kozmik 53-54, komandanti i Anijes Soyuz nga Roscosmos, Alexander Misurkin dhe inxhinierët e aeronautikës nga NASA, Mark Vande Hei dhe Joe Acaba, ishin nisur me anijen kozmike ruse, “Soyuz”, e cila ishte lëshuar nga kozmodromi “Baykonur” në Kazakistan.