Anija kozmike ruse “Soyuz” vendoset në platformën e lëshimit

Anija kozmike ruse Soyuz u nxor nga hangari për të çuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) astronautët rusë, evropianë dhe amerikanë, dhe u vendos në shtratin e nisjes. Sergej Ryazanskiy nga Roscosmos, Randy Bresnik nga NASA dhe astronauti italian Paolo Nespoli nga ESA më 28 korrik do të nisin udhëtimin për në hapësirë nga qendra Baykonur në Kazakistan. Ryazanskiy, Bresnik dhe Nespoli do të qëndrojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për pesë muaj.